“Mafia kryeqytetase”, prezantuesi italian nuk e mohon lidhjen me të dyshuarin De Carlo: I kërkova hormone pasi ka qenë ish-boksier

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 02:05

Në Romë policia ka nisur një aksion të koduar “mafia kryeqytetase”. Arrestimi i një personi të dyshuar për lidhje me mafian ka nxjerrë lidhjet e tij me emra të njohur të ekranit. Në listën e bisedave të përgjuara të “bosit” Giovanni De Carlo, rezultojnë emrat e futbollistit Daniele De Rosit, këngëtarit Gigi D’Alessio apo të prezantuesit e aktorit Teo Mamucari (drejtues i emisionit “Le Iene” në Mediaset).  Kjo ka shkaktuar jo pak debate publike e diskutime në media pasi nga përgjimet rezulton se njerëzit e ekranit dhe sportit e telefononin De Carlon për cdo “hall”. Një prej personazheve të përfshira në këtë histori, prezantuesi e aktori Teo Mamucari ka komentuar përfshirjen e tij, pa e mohuar lidhjen që ka me të arrestuarin. Në telefonatën e përgjuar, Mamucari rezulton se i kërkon të arrestuarit për lidhje me mafian që t’i gjeje hormone për rritjen. Në një intervistë për “Il Fatto Quotidiano”, prezantuesi i njohur nuk e ka mohuar njohjen e miqësinë me De Carlon dhe ka shpjeguar se këtij të fundit i ka kërkuar që si ish-boksier, t’i gjente hormone për shëndoshje.

“ Nuk dua të mohoj asgjë rreth telefonatës me personin për të cilin s’kam asgjë për të thënë. Cdo herë që më takonte, më përqafonte. Ishte simpatik e një person krejt normal.  Për mua ai është një person simpatik, jo agresiv. Sa i përket marrëdhënieve me De Carlon, po ua shpjegoj. Unë doja të shkoja në një palestër dhe në Majami më kishin këshilluar që të merrja disa produkte sepse isha shumë i dobët. Ia kërkova De Carlos sepse është ish boksier. Nëse e sheh tani është i shëndoshë por më parë merrej me sport. I kam kërkuar këshillë” deklaron Mamucari.

Intervista: http://www.ilfattoquotidiano.it/2014/12/06/mafia-capitale-mammucari-chiamo-boss-de-carlo-per-giovannone/1253823/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.