Marketing abuziv në Kosovë, tregtarët deklarojnë zbritje çmimesh me rastin e fundvitit por produktet kanë çmimin e mëparshëm

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 03:36

Para festave të fundvitit, kompani të shumta tregtare në Kosovë kanë filluar një fushatë marketingu, me anë të cilës informojnë qytetarët për produkte të shumta, në të cilat kanë bërë zbritje të mëdha.  Zbritjet janë nga më të ndryshmet duke filluar nga 10 për qind deri në 70 për qind. Por ndryshe nga sa shkruhet në tabela, zbritjet rezultojnë në shumë raste se nuk janë reale.

Radio “Evropa e Lirë” ka intervistuar qytetarët dhe përfaqësues të shoqatave që mbrojnë konsumatorin, ku pranohet se qytetarët po përballen me “marketing të rrejshëm”.  Ligji për mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë dënon dhënien e informatave të pasakta dhe mashtrimin e konsumatorit.

Për më shumë: http://www.evropaelire.org/content/article/26729715.html

n.k


 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.