Davutoglu për “Kathimerini”: Nuk ndërhyjmë në çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërisë

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” pas takimit që pati në Athinë me kryeministrin grek Antonis Samaras, kryeministri turk Ahmet Davutoglu i është referuar edhe çështjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ai thotë se Ankaraja nuk përzihet në çështje që nuk prekin interesat e saj, duke marrë si shembull diferencat që Greqia dhe Shqipëria kanë për kufirin detar.
“Nëse do të nënshkruhet një marrëveshje për Zonat Ekskluzive Ekonimike që do të prerkë interesat tona dhe ne nuk do të jemi pjesë e saj si p.sh ajo mes Greqisë dhe Egjiptit, e cila kufizon Zonat tona Ekonomike ne nuk do ta pranojmë dhe do ta konsiderojmë si të paqënë.
Nëse bëhet fjalë për marrëveshje mes Greqisë dhe Italisë apo Greqisë dhe Shqipërisë, nuk na intereson dhe s’kemi të drejtë ta kundërshtojmë. Zgjidhja më e mirë është që fillimisht të zgjidhim diferencat mes Turqisë dhe Greqisë dhe pastaj të bisedojmë me vende të treta, bazuar në marrëveshjen tonë”-shprehet Davutoglu në intervistën për “Kathimerini”. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të mbetet pezull, ndërkohë që shtypi grek dhe politikanë të së djathtës janë shprehur se për rrëzimin e marraveshjes është sponsorizuar Turqia përmes drejtuesve politikë të saj.
http://www.kathimerini.gr/794941/article/proswpa/synentey3ei...
l.m
Add new comment