Mospagimi i faturave të energjisë, “fshesë” në administratën publike. Vetëm në dy ditë, 365 punonjës janë shkarkuar me këtë motivacion

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 07:52

Mospagimi i faturave të energjisë elektrike po u kushton vendin e punës qindra punonjësve të administratës publike. Vetëm në 2 ditë, numri i të shkarkuarve ka arritur në 365. Një ditë pasi Ministri i Drejtësisë shkarkoi për këtë arsye 131 punonjës të Policisë së Burgjeve, tashmë është kreu i OSHEE-së që ka ndërmarrë një veprim të tillë.

234 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë humbur tashmë vendin e punës pasi rezultojnë debitorë prej vitesh.  Ndërkohë, shtypi ka zbardhur sot ekzistencën e një urdhri për largimin nga puna të punonjësve të administratës publike që rezultojnë se nuk paguajnë energjinë elektrike.

Lexo: http://www.panorama.com.al/2014/12/07/urdhri-i-rames-administrata-nisin-shkarkimet-per-dritat/

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/12/07/urdhrat-punonjesit-qe-nuk-paguajne-energjine-elektrike-rrezikojne-shkarkimin-nga-puna/

n.k

Comments

Submitted by Leonard (not verified) on

<p>Bravo se ndryshe nuk vëmë mënd e duam me dajak dhe mirë bëjnë të gjithë ata që nuk paguajnë si dritat dhe ujin të largohen nga puna</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.