Lobuesit grekë në SHBA, takim me ambasadorin e ri amerikan. Gejxh: E informuam për kushtet e minoritetit në Shqipëri

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 11:37

Pak ditë para mbërritjes së tij në Tiranë, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lou, është takuar me një përfaqësi të lobit grek në Amerikë. Sipas gazetës “Shqiptarja.com”, ky lajm bëhet i ditur nga faqet e internetit të shoqatave të nacionalistëve grekë. Delegacioni i grekëve kryesohej nga ultra-nacionalisti Nikolas Gejxh dhe është zhvilluar më 2 dhjetor në zyrat e Departamentit të Shtetit, në Uashington. Gejxh ka qenë me cilësinë e kryetarit të shoqatës “Federata Panepiriote e Amerikës” dhe së bashku me të kanë qenë edhe zëvendëskryetari i kësaj shoqate, Menelao Xhelio. Sipas Gejxh qëllimi i këtij takimi ka qenë që të informohej ambasadori Lou për problemet e minoritetit grek në Shqipëri dhe t’i kërkohej atij që të ushtronte presion ndaj qeverisë së Tiranës për të përmirësuar kushtet e këtij minoriteti.

http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/lobuesit-grek----39-presion--39--ambasadorit-t--ri-amerikan-n--shqip-ri-lou-257762.html#sthash.p1PeAYGH.dpuf

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.