Tirana, më e shtrenjta për zyrat!

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 13:05

Investitorët e huaj që vijnë në vend habiten me tarifat e larta që duhet të paguajnë për të pasur një zyrë në kryeqytetin shqiptar. Revista ekonomike “Monitor” shkruan se Tirana mban rekord për nivelin e çmimeve me qira më të larta jo vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe konkurron me vendet e Europës Qendrore si Çekia, Sllovakia etj. Cmimi i qirave ka mbetur i pandryshuar me një vit më parë, me 25 euro m²/muaj.  

Sipas revistës, situata pritet të ndryshojë me përfundimin e disa projekteve të reja që janë në ndërtim e sipër në kryeqytet. Kjo do të shtojë stokun e zyrave, dhe si rrjedhojë, edhe presionin për uljen e çmimit të qirave, për të tërhequr më tepër kompanitë e interesuara. Këto investime pritet të rrisin stokun e zyrave me 25%, sipas aktorëve të tregut.

Për më shumë: http://www.monitor.al/tirana-me-e-shtrenjta-per-zyrat-2/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.