Disa pikëpyetje që lidhen me largimin nga puna për mospagim të faturave të energjisë

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 16:51

Prej dy ditësh mediat kanë raportuar largimin nga puna të rreth 360 personave për shkak të mospagimit të faturave të energjisë elektrike. Rasti i parë është largimi 131 policëve të burgjeve nga ministri i Drejtësisë, pasi u konstatua se kishin 13 vjet që nuk paguanin dritat. Rasti i dytë është bërë publik sot, kur kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela, ka deklaruar se ka firmosur largimin nga puna të 234 punonjësve për shkak se kishin 2 muaj pa paguar dritat. Ka disa elementë që bien në sy në këtë goditje me dorë të rëndë. Së pari është aspekti politik, teksa për një vendim të tillë, opozita nuk ka bërë asnjë reagim. Dhe i ka të gjitha arsyet, pasi largimi me motivacion zyrtar, mospagesën e faturës së energjisë, është një akt që bie ndesh me çdo ligj. (Edhe pse qeveria po luan në këtë kuadër me kartën e vendosmërisë për të çrrënjosur problemin serioz të debisë së madhe në pagesën e energjisë elektrike). Heshtja çon në të drejtën për të spekulluar, në emër të së cilës mund të mendojmë se opozita tërthorazi po na thotë, se njerëz që nuk paguajnë energjinë, nuk janë vetëm hallexhinjtë, por edhe disa “të privilegjuar” nga pushteti i djeshëm, për të cilët mbyllej një sy në funksion të disa votave. Së dyti, të paktën deri më tani, asnjë nga të larguarit nuk ka reaguar. Nuk është raportuar asnjë deklaratë apo paralajmërim për hapje të procesit gjyqësor, që do të ishte mëse normale. Dhe këtu sërish mund të ngremë hipotezën se personat në fjalë kanë shkëmbyer padinë, apo kallëzimin për dëmin financiar, me largimin pa zhurmë nga puna. Është e imagjinueshme që nëse një punonjësi të policisë në burgje, do t’i kërkohej me vendim gjyqi të paguante faturën e 13 viteve, me siguri që do ta kishte shumë të vështirë. Këtu ka një kundërthënie të madhe nga ana e qeverisë, e cila sapo ka shpallur afatin për pagesat në mënyrë që të përfitohet falja e 80% të kamatvonesave, rregull që nuk vlen me sa duket për ata që punojnë në administratën shtetërore. Në fund ka edhe një moment që vjen natyrshëm nga zhvillimi në OSHEE. Arben Seferaj u largua nga detyra me një dorëheqje të arsyetuar me çështje personale, por ajo pasoi arrestimin e disa drejtorëve rajonalë të OSHEE. Ndaj edhe largimi i tij, u lexua më tepër si kërkesë për dorëheqje. Ndërkohë që firma e Ardian Çelës për të larguar 234 persona në një ditë, për një shkak që nuk ka bazë ligjore, apo zgjidhet krejtësisht ndryshe, na jep të drejtën të dyshojmë se ikja e Seferajt, ndoshta lidhet edhe me refuzimin e raprezaljeve të tilla administrative, që duhet shtuar se çojnë edhe në hapje vendesh të reja pune.

s.z 

Comments

Submitted by nextGen (not verified) on

<p>Moralisht eshte nje gje e drejte por nuk ka asnje lloj legjislacioni ne boten perendimore qe te heqe nga puna se ske paguar dritat??!! Kètu po bèhet njè lèmsh i madh. Tè gjithè ata qè vjedhin energjinè, domethène kanè lidhje tè paligjishme tè energjisè shkojnè pèr ndjekje penale, por edhe nè kète rast nuk mund ta pushosh nga puna deri ne momentin e mbarimit te gjykimit ne 3 shkallet e gjyqesorit. Ne rast se nje person nuk ka paguar energjine per 10 vjet apo 1 vit apo me shume a me pak maksimumi enti mund ti nderpresè furnizimin me energji, dhe asnje lloj shteti nuk mund te heqe nga pune, ka kompani per rekuperimin e lekeve te papaguara, permbarimi etj etj. Keto kamatvonesat jane falur nja dy tre here (heren e fundit nja dy vjet me perpara) dhe po falen perseri.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.