Nishani çon në Kushtetuese largimin e Çefës dhe Lelçajt. Ndërkohë, KLD me dy anëtarë të rinj

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 06:25

Presidenti Nishani si kreu i KLD-së nuk pajtohet me vendimin e parlamentit për shkarkimin e vartësit të tij Elvis Çefa dhe kërkon nga Gjykata Kushtetuese të shpallë antikushtetues komisionin parlamentar hetimor për KLD. Nënkryetari Çefa dhe anëtari Lulzim Lelçaj u shkarkuan më 23 tetor, ndërsa kërkohet që deri në një vendim përfundimtar nga gjykata të pezullohen vendimet e marra nga parlamenti që lidhen me KLD.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim këtë kërkesë dhe në 18 dhjetor ka planifikuar seancën e parë ku pritet që juristët e KLD-së dhe Parlamenti të përballen me argumentet ligjore. Kjo seancë pritet të mbahet në një kohë ku pas shkarkimit të Çefës dhe Lelçajt Këshilli i Lartë i Drejtësisë pranoi dy anëtarët e rinj të cilët përfaqësojnë parlamentin, e përkatësisht Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.