Politika, heshtje për kandidatin e Nishanit për guvernator. Profili teknik, nuk lë shumë vend për “gërricje”

Kandidatura e dekretuar nga presidenti Nishani për guvernator të Bankës Qëndrore, Gent Sejko, nuk ka marrë menjëherë reagime nga politika, kryesisht nga mazhoranca që ka për hise ta miratojë apo ta rrëzojë. Duket se profili prej teknokrati i Sejkos nuk lë vend për “replika politike”, teksa askush prej krerëve të lartë dhe eksponentëve të mazhorancës nuk ka nxituar të shprehet. Ndërkaq, iniciativa për të hequr kushtin ligjor të nënshtetësisë shqiptare nga ana e shumicës, parathotë që ky kandidat nuk do miratohet. Por ka dhe një ngërç tjetër lidhur me emrin e përzgjedhur nga Nishani. Sipas ligjit, kandidati që ai ka për tagër të propozojë në Kuvend, duhet të vijë nga rradhët e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, pra jo nga jashtë.
a.k
Add new comment