Kreu i Parlamentit Europian Shultz, thirrje opozitës të kthehet në Kuvend. Së shpejti viziton Shqipërinë

Postuar në 09 Dhjetor, 2014 08:56

Opozita shqiptare duhet të kthehet në Kuvend. Thirrja vjen nga Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shultz, sipas të cilit roli i një parlamentari është brenda në parlament, dhe jo jashtë tij. Deklarata e Shultz është bërë gjatë një konference për shtyp që ai ka mbajtur në Bruksel, bashkë me kryeministrin Edi Rama.

“E kemi diskutuar edhe më parë kur z.Rama ishte në opozitë dhe nuk shkonte në parlament, por parlamentarët duhet të shkojnë në parlament, detyra e tyre nuk është që të qëndrojnë jashtë. Vendi i parlamentarit është brenda dhe jo jashtë. E kam nxitur z.Rama kur ishte në opozitë të hynte në parlament dhe të gjithë parlamentarët duhet të hyjnë në parlament”, ka thënë ai.

Rama nga ana e tij ka thënë se “nuk kemi hyrë në detaje, por diskutimi ynë u fokusua që në të ardhmen të kalojmë në nivele të ndryshme të bashkëpunimit. E kemi ftuar opozitën dhe kemi përmbushur kërkesat e saj për t’u kthyer në parlament. Do të ulemi me të për të gjetur zgjidhjet më të mira. Pa u bërë e njëjta parti, sigurisht, këtë nuk mund ta marrim si opsion”.

Në vijim Shultz bëri me dije se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.