Bamir Topi, pozitiv për kandidaturën e Sejkos në Bankën Qendrore: Shumica do bënte gafë nëse e rrëzon

Postuar në 09 Dhjetor, 2014 12:03

Edhe pse në krye të një partie politike joparlamentare, kreu i FRD-së dhe ish-presidenti i Republikës Bamir Topi, ka thënë të vetën duke vlerësuar emrin e ri të dekretuar nga presidenti Nishani për Guvernator. Duke folur për Vizion Plus, Topi është i mendimit se nëse mazhoranca nuk e miraton Genti Sejkon, kjo do të jetë një gafë e madhe për të. Topi ka folur edhe për bojkotin e opozitës, si një akt në dëm të shqiptarëve të cilët e votuan sepse mungesa e saj në parlament e lejon mazhorancën të veprojë sipas qejfit. I pyetur mbi aksionin e nisur nga qeveria Rama kundër vjedhjes se energjisë ish-presidenti thotë se mbështet rikthimin e shtetit ligjor, por sipas tij gjithçka duhej bërë në mënyrë graduale për të mos e mbytur shtresat në nevojë.

a.k

Comments

Submitted by Anonim 2 (not verified) on

<p>Ish Presitopi Bamir Denti do te bente mire te quante GAFE emerimin prej tij te Fullanit ne kete post. Ky qe propozohet mund te jete i mire por mund te jete edhe i keq. Ndersa per Fullanin jane te gjihe dakord qe eshte me i keqi i mundshem i zgjedhur si Guvernator Banke.</p><p>Me pare se te japesh mend per te tjeret, duhet te besh reflektimin e atyre gafave qe ke bere vete.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.