Rama në Bruksel: Çfarë mesazhi politik është ky? "Mos u mërzisni, në 5 vitet e ardhshme nuk do ketë zgjerim"

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Miqtë e Europës” që u mbajt në Bruksel kryeministri Rama e konsideroi si jo inkurajues qëndrimin e presidentit të Komisionit Europian për të mos patur zgjerim të BE-së në 5 vitet e ardhshme. Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë, se proçesi i integrimit europian është e vetmja mënyrë për modernizimin e vendeve aspirante për anëtarësim.
"Ne jemi të angazhuar në këtë proçes dhe jemi të gatshëm që të përballemi me të gjitha vështirësitë. Dhe jo sepse dikush në Bruksel na e kërkon një gjë të tillë, por sepse është e vetmja mënyrë për ne për tu modernizuar. Në këndvështrimin tim, proçesi i integrimit është një instrument unik për vendet që kërkojnë me çdo kusht të modernizohen. Por çfarë mesazhi politik është ky? "Mos u mërzisni. Në pesë vitet e ardhshme nuk do ketë zgjerim"
Më tej, kryeministri Rama është ndalur te procesi i Berlinit, duke nënvizuar, se ky proçes duhet të plotësohet nga një punë e vërtetë në nivelin e Komisionit Europian dhe të vendeve të mëdha anëtare, që të mos të insistohet vetëm në kriteret për luftën kundër krimit të organizuar korrupsionit dhe të shtetit ligjor, por edhe për të forcuar projektet rajonale.
l.m
Comments
Sa kohe ne Shqiperi qeverite

Sa kohe ne Shqiperi qeverite e komunisteve dhe pjellat e tyre do te zevendsojne njera tjetren, Europa ben mire te mos e pranoje Shqiperine ne EU. Kaq e zorshme eshte per ty Edvin Kristaq Rama per ta kuptuar kete mesazh politik? Apo ben sikur nuk kupton? E mjaft me kete modernizimin se e bere balte fare.

Komunizmi ka 25 vjet qe ka

Komunizmi ka 25 vjet qe ka ikur dhe eshte harruar. Me shume se gjysma e popullsise se Shqiperise kane lindur pas 1990 dhe nuk e kane idene se cfare ka qene. Punistet shqiptare kane vdekur nje e nga nje. Per mendimin tim refreni "ti je komunist - jo une po ti j komunist" eshte produkt i traumes psikologjike te brezave te lindur perpara 1980, si pasoje e te ciles nderkohe qe bota ben perpara (ne California kane filluar te qarkullojne makina testimi pa shofere!!!) disave prej nesh u ka mbetur ora ne kohen e Enverit dhe PPSH. Komunizmi ka dimensionin ideologjik dhe dimensionin diktatorial, ate te dhunimit se te drejtave te njeriut. Nga ana ideologjike cdo politikan pas 1990. Keto akuza jane tendencioze sepse askush nga ministrat/kryeministrat/presidentet tane ka bere perpjekjen qofte edhe me te vogel ne favor te interesit publik, as edhe per sy e faqe. Nga ana e dhunimit te te drejtave te njeriut, historikisht me gjithe te metat madhore qe kane, E. Rama dhe Partia Socialiste kane qene tolerante, kane lejuar lufte politike brenda institucioneve te tyre (kane nderruar leader te pakten kater here ne 25 vjet gje qe nuk e ka bere kurrkush ne Shqiperi) dhe gjate qeveriseve socialiste demonstratat jane lejuar te zhvillohen pa represion. Etiketa "komunist" per politikanet shqiptare eshte e pavend.

Se dyti, konkluzioni juaj se Europa ka dhene mesazh kunder "komunisteve dhe pjellave te tyre"eshte ne ajer. Ish-komuniste me tesera dhe ne ide jane ne drejtim te qeverive anetare te Bashkimit Europian ne vendet e ish Bllokut te Lindjes. Hyrja dhe stabilizimi i Polonise ne BE dhe NATO ndodhi nen drejtimin e Kwasniewskit qe ishte hapur ish-komunist.

Shqiperia vuan vertet shume probleme te leadershipit te saj problemi nuk eshte dhe aq se drejtuesit tane politike jane burra me te keqij se te tjeret ne Europen Lindore apo se kane nostalgji komuniste. Per mendimin tim problemi me i madh qe kemi ne eshte ai social: shumica e popullit gjykon me parafabrikate opinioni, me pasion tifozi dhe preferojne lehtesine e genjeshtert te te vertetave bardh e zi te tipit "ne bijte e ilireve, megjithese keshtu perfekt sic kemi qene gjithmone, ngelem mbrapa per shkak te turqve dhe komunisteve"...

Asnjehere ne si shoqeri nuk shikojme ne pasqyre njollat ne fytyrat tona, por me komente denigruese e kemi mendjen ti nxijme faqen te tjereve per gjera qe nuk i kane (Rama nuk eshte shenjt. Por komunist??? Me 1990 ate e akuzonin per "ekstremist te djathte"!). Se fundi qe ti kthehemi muhabetit te pare, JO. Europa nuk na do sepse ne Britani ka zgjedhje vitin qe vjen dhe referendum me 2017. Europa nuk na do dhe ne mbetemi viktime e saj, sepse nuk ka marrveshje mbi ndryshimet e levizjes se lire te Lindoreve te keputur si puna jone. Europa mbase nuk eshte gati ne na pranoje akoma se ne shpesh cudisim boten me naivitetin agresiv te qendrimeve tona. Dhe nese une e kam kuptuar kete pune tamam, prova me e mire ka per te qene nje pergjigje nga ndonje komentues qe do te me kepuse mua personalisht shume etiketa por nuk ka per tu marre me asnje prej pikave te pergjigjes time...

Jo, Astrit, une per vehte nuk

Jo, Astrit, une per vehte nuk kam per te te vene ndonje etikete, por do te merrem me ndonje pike te pergjigjeve te tua.

1. Thua:"Komunizmi ka 25 vjet qe ka ikur dhe eshte harruar. Me shume se gjysma e popullsise se Shqiperise kane lindur pas 1990 dhe nuk e kane idene se cfare ka qene. Punistet shqiptare kane vdekur nje e nga nje."  Komunizmi asnje here nuk iku nga Shqiperia, po vazhdon te jete i ulur kembekryq ne te gjitha institucionet e shtetit shqiptar. Dhe kete nuk e them per akuze sic thua ti, kjo vertetohet lehte nga fakti qe punisteve direkt pergjegjes per llahtaren 45 vjecare te popullit shqiptar nuk u hyri gjemb ne kembe. Jo vetem kaq, edhe ajo qe u krijua si partia me e madhe opozitare ra shume shpejt ne dore punistesh tip Berisha, Pashko, Ruli duke e shnderruar lojen politike ne Shqiperi ne nje kompeticion brenda familjes midis vellezerish gjoja kundershtare. Te kish ikur vertet komunizmi nga Shqiperia, ne qeverisjen e vendit do te kishin gjetur me shume vend njerez nga klasat e ashtuquajtura te permbysura (dhe mos me thuaj ketu qe keta ishin tradhetare e kolaboracionist, sepse nuk eshte e vertete qe te gjithe qene te tille, kishte shume familje te pasura qe nuk u perzien ne kasaphanen nacional-clirimtare) dhe nga diaspora. Gjysma e popullsise kane lindur pas 1990? E çë pastaj? Gjysma e kesaj gjysme, te pakten, a nuk i bie te jene bij e nipa punistash qe gjyshi u ka treguar prralla me partizane te lavdishem e heronj te punse socialiste. Pastaj edhe sikur verte keta njerez te mos jene a te mos dine ç'eshte komunizmi, jane akoma te rinj per t'i vene vulen politikes, a qeverisjes shqiptare. Shumica e tyre me se shumti e bjerrin kohen kot, pa qene te zot te influencojne asgje hë per hë ne jeten shqiptare. Meqe ra fjala c'hyn ketu fakti qe ne Kaliforni testokan makina pa shofere, me komunizmin ne Shqiperi, a mos valle per shkak te ketyre makinave edhe ne Korene e Veriut s'mund te kete, apo s'duhet te kete Komunizem?

2. Thua: " Per mendimin tim refreni "ti je komunist - jo une po ti j komunist" eshte produkt i traumes psikologjike te brezave te lindur perpara 1980, " Ti si duket nuk e di qe shume pjestare te brezave te lindur perpara 1980 jo vetem qe nuk vuajne nga ndonje traume psikologjike prej viteve te mashtrimit dhe kasaphanes, por jane pjesa dermuese e brezit te pare migrator nga burgu Shqiperi ne Boten e lire, ku shumica jane integruar pa probleme dhe sot jane qytetare te Botes pa u dalluar nga vendasit. "Ti je komunist" nuk eshte refreni i ndonje kenge te Vace Zeles, po i thuhet ne surrat atyre qe vazhdojne te jene te tille, dhe te tille ka sa te duash. Shikoje pak qeverine e Edvin Rames dhe opoziten e Sali Berishes, pa ndonje numurim te sakte, mund te thuhet qe mese 80% te tyre jane pasardhes familjesh te ish-rregjimit dhe pjesa qe mbetet jane ish-puthadore te tyre. SI mendon ti perse nuk jane hapur akoma dosjet e ish-sigurimit, ne nje kohe qe te gjitha vendet e lindjes e kane kaluar ate proces ne nje menyre a ne nje tjeter.

3. Thua: "Asnjehere ne si shoqeri nuk shikojme ne pasqyre njollat ne fytyrat tona, por me komente denigruese e kemi mendjen ti nxijme faqen te tjereve per gjera qe nuk i kane (Rama nuk eshte shenjt. Por komunist??? Me 1990 ate e akuzonin per "ekstremist te djathte"!)" Fillimi i kesaj sentence nuk ka shume kuptim. C'do me thene ne si shoqeri nuk shikojme njollat ne fytyrat tona, por me komente denigruese e kemi mendejn ti nxijme faqen te tjereve? Duke e thene te verteten rreth komunizmit ne Shqiperi tamam kjo behet perpiqemi t'i shohim njollat ne fytyrat tona si shoqeri, por pastaj na del ndonje, madje shume si puna jote qe thone joooooooooo, keto jane akuza pa vend. Nejse. Ajo puna e Edvin Rames ne 1990 ekstremist i djathte eshte nje loje e kurdisur me kohe per ta lancuar Edvinin ne krahun e djathte te politikes, por aty nuk e la Saliu, nje tjeter komunist i vendosur, dhe per ironi te fatit perseri ja ku i kemi te dy perballe njeri tjetrit duke bere sikur luftojne me njeri tjetrin. Pëh! Mendo pak o Astrit, mendo se edhe Toka kur shikon mga dritarja e shtepise duket si e sheshte po ne fakt eshte rrumbullake, apo jo?

4. Thjesht nga ana ime. Komunizmi nga Shqiperia do te zhduket vetem kur klasa politike nuk do te kete ne perberjen e saj me shume se 5-10% perfaqesues te familjeve qe masakruan Shqiperine per gjysem shekulli.

Plaku xhxhmaxhuxhi ti duhet

Plaku xhxhmaxhuxhi ti duhet te jesh Kaç Izlami hahahahaa

Po ti mer altin mer qerrata,

Po ti mer altin mer qerrata, vetë flet e vetë qesh, tipar i njerezve inteligjente e te mesuar. Megjithate nuk e mohoj i ke rene pikes. Tani me thuaj si e gjete mer kodosh, apo ke punuar ne Sigurim. A ke filluar te kesh pak frike po u hapen dosjet se mos te del emri? Apo je nga keta kendezat e rinj te Edvinit dhe Endrit?

Add new comment