Raporti i senatit për CIA-n, zbardhen torturat e përdorura nga agjencia. Presidenti Xhorxh Bush u informua vetëm në prill të 2006-ës

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 04:06

Raporti i senatit amerikan për teknikat hetimore të CIA-s ndaj të dyshuarve për terrorizëm kanë dhënë material të bollshëm për të gjitha mediat. “CNN” rendit teknikat e torturës që përfshijnë, simulmim ekzekutimi, ekspozim në të ftohtë, djegie me cigare në fytyrën e të dënuarve, përdorimi i ujit të ftohtë, ujit në rrugët e frymëmarrjes së ndaj një personi të lidhur, izolim në errësirë të plotë dhe nën efektin e muzikës për 24 orë pandalur, kërcënim ndaj të dënurave me sigurinë e familjarëve, përfshi fëmijët apo përdhunimin e femrave të familjes, lënie pa gjumi për 78 orë në një rast. E megjithatë në shumë raste praktika të tilla nuk rezultuan efektive. Personi që cilësohet si organizatori i sulmeve të 11 shtatorit Khalid Sheikh Mohammed iu nënshtrua torturës me ujë për 183 herë dhe siç citon raporti u detyrua që të ndryshonte deklarimet e veta. Dhe sipas hetuesve ai reagonte më mirë në rast të mos përdorimit të dhunës. Në një nga deklarimet e tij, Mohammed deklaroi se ai kishte ndërmend të vriste edhe Jimmy Carterin.  Një çështje tjetër është edhe fakti se presidenti i vendit, Xhorxh Bush ishte informuar jo më herët se viti 2006 për këto teknika, të cilat kanë krijuar një valë reagimi edhe në SHBA, ku edhe skenari i 11 shtatorit nuk mungon të vihet në dyshim.

http://edition.cnn.com/2014/12/09/politics/cia-reports-shocking-passages...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.