Nexhmije Hoxha do ta refuzonte dekorimin nga qeveria. Thotë se do ta kthente mbrapsht medaljen.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 01:56

Nexhmije Hoxha mohon të jetë në listën e 100 veteranëve të luftës të dekoruar nga Ministria e Mbrojtjes me “Medaljen e Mirënjohjes”. E pyetur nga Gazeta Shqiptare nëse ajo ishte një nga emrat e përzgjedhur të qeverisë për t’u dekoruar me rastin e 70-vjetorit të Cllirimit, e veja e diktatorit thotë se nuk ka marrë asnjë medalje dhe nëse do t’ia jepnin do ta refuzonte dhe do ta kthente mbrapsht.

“Nuk jam dekoruar. Nuk kam marrë asnjë medalje. Madje po të ma jepnin nuk do ta pranoja, do ta refuzoja e do ta ktheja mbrapsht”.

Pak ditë më parë mediat publikuan se ish-anëtarja e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Vito Kapo u dekorua me medaljen e mirënjohjes për kontributin e dhënë në Luftën Nacional Çlirimtare.

Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes vijon të mbajë të fshehtë listën e 100 vetarëve të dekoruar, të cilët janë përzgjedhur nga një komision që ka bërë shyrtimin e detajuar të ish-partizanëve që kanë mbetur gjallë.

l.m

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Po sa te shemtuar qe qenkan breeee! Ku i gjeni keto fytyra qe tregojne me te vertete qe e kane derrmuar popullin tone heroik dhe liridashes shqiptar!</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Po sa te shemtuar qe qenkan breeee! Ku i gjeni keto fytyra qe tregojne me te vertete qe e kane derrmuar popullin tone heroik dhe liridashes shqiptar!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.