Porosia e Tahirit e Didit për 500 rekrutet që do zbresin në terren: Mos u bëni si kolegët që do gjeni në bazë, kujdes nga veset.

500 studentët e Akademisë së Policisë kanë përmbyllur fazën e parë të rekrutimit në rradhët e policisë dhe do të nisin praktikën në terren pranë Drejtorive të Policisë në Rrethe.
Por para se rekrutët të zbresin në terren ata kanë marrë disa porosi të veçanta nga minstri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi.
Tahiri kërkoi që trupa e re policore të mos bjerë në nivelin e kolegëve të bazës, ndërsa Didi u ka kërkuar punonjësve të ri të policisë të jenë të pakursyer dhe kritikë me veset apo shkeljet që do të konstatojnë tek trupa aktuale policore.
Sajmir Tahiri: E dimë si deformohet ndonjëherë edhe praktika e përditshme e Policisë së Shtetit. Nëqoftëse ju në emër të shoqërisë, të përditshmërisë, të traditës apo zakonit, që hajt të bëhemi bashkë, toleroni nga vetja për t’u bërë si ata që do të gjeni në bazë, keni humbur përfundimisht bastin me veten. Nuk do të bëheni kurrë njerëzit me të cilët mund të krenohet shoqëria, ju me veten, apo familja juaj nesër.
Artan Didi: Tashmë do të jeni në terren për të përfituar përvojën e domosdoshme, pasi puna në Polici nuk mund të jetë mënyrë për të përfituar priviligje personale, por për t’i shërbyer komunitetit
l.m
Comments
Mbas keshilles
<p>Mbas keshilles superinteligjente te Ministrit brilant te Brendshem, cfare i bie te mendojne ata koleget qe do te gjejne ne baze keta rekrutet e rinj? Hajde Tahir mencuria hajde....</p>
Add new comment