VOA/ Rama e Berisha reagime nga Tirana për raportin e Senatit Amerikan mbi veprimtarinë e CIA-s

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 02:03

“Zëri i Amerikës” shkruan se, në pritjen me ambasadorët e akredituar në Shqipëri, kryeminisri Edi Rama foli për raportin e Senatit. Rama deklaroi se pati ndjesi të jashtëzakonshme nga publikimi i Raportit të Senatit Amerikan për hetimet, sipas tij, “jo fort të lavdërueshme të CIA-s” përgjatë të ashtuquajturës Luftë kundër Terrorit”. Rama tha gjatë një fjalimi para ambasadorëve të akredituar në Shqipëri që Shtetet e Bashkuara treguan edhe njëherë se ç’do të thotë të jesh një demokraci dhe të duash të mbetesh demokraci, pavarësisht kostos që kjo ka. Ai tha se përballë ndodhive të hatashme si lindja e një projekti monstruoz për të ashtuquajturin Shtet Islamik, apo projekti tanimë i përfunduar i aneksimit të dhunshëm të Krimesë, Shqipëria është me fat që gjendet në projektin e Bashkimit Europian.

“Zëri i Amerikës”  njofton gjithashtu se për Raportin e Senatit Amerikan reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke deklaruar se Shqipëria ka patur dhe ka një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm me CIA në luftën kundër terrorizmit. “Për periudhën pas vitit 2005, çdo bashkëpunim, në çdo operacion me këtë organizatë partnere ka patur si kusht mospërdorimin e torturës, dhe ky është zbatuar plotësisht, madje kjo nuk është kërkuar asnjëherë nga kjo agjensi” - deklaroi Berisha përmes rrjetit social facebook. Ai shtoi se në Shqipëri nuk kanë ekzistuar asnjëherë burgje në administrimin e CIA, por Shqipëria ka lejuar fluturime të avionëve të CIA, sepse ajo është një organizatë legale e aleatit kryesor të saj, me kontribute thelbësore në luftën kundër terrorizmit, sistemit komunist dhe rreziqeve të tjera të paqes në botë.

 

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/rama-berisha-cia-raporti-i-senatit/2555970.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.