Mediat serbe/ Beogradi 10 mijë policë për Forumin Ekonomik. “Tanjug”: Volumi i shkëmbimeve me Shqipërinë 103 milionë dollarë

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 04:03

Beogradi blindohet në kuadër të forumit ekonomik mes vendeve të Europës Qendrore e lindore dhe kinës më 16 dhe 17 dhjetor. Forumi ekonomik mes vendeve te Evropes Qendrore e Lindore dhe Kines ka ne fokus nxitjen e investimeve te reja në Shtetet Eurolindore dhe Shtetet Ballkanike. Mediat vendase bëjnë me dije se dhjetë mijë forca sigurie do jenë në gjendje gatishmërie, në prag të vizitës së dytë të kryeministrit Rama në Serbi, dyfishi i numrit të uniformave blu, gjatë vizitës së parë të Ramës në Beograd. Agjensia “Tanjug” duke iu referuar Forumit Ekonomik shkruan se Shqipëria është në vendin e 24 për sa i përket volumit të eksportit, mes 172 vendeve më të cilat Serbia ka marrëdhënie tregtare. Ndërsa për importet del në vendin 58 mes 204 vendeve nga të cila Serbia importon produkte. “Tanjug” shton se në tetë muajt e parë të vitit 2014, tregtia totale midis Serbisë dhe Shqipërisë arriti në 103 milionë dollarë amerikanë. Eksportet serbe në Shqipëri arriti në 90.900.000 dollarë dhe importet 12.100.000 dollarë.

Ndërkohë mediat në Serbi, duke iu referuar ardhjes për herë të dytë në pak kohë  të kryeministrit shqiptar kanë shkruar se ai do të mbajë sërish një jelek antiplumb. Në një shkrim të saj disa ditë më parë, me titull: “Paranoja,  Rama frikësohet se mos e vrasin në serbi” gazeta serbe “Kurir” shkruan se kryeministri shqiptar mbante veshur një antiplumb gjatë vizitës së 10 nëntorit. E njëjta gazetë evidenton se edhe gjatë forumit ekonomik kryeministri shqiptar do të mbajë të njëjtin antiplumb.

 

L.V

 

http://www.tanjug.rs/novosti/157513/samit-prilika-za-unapredjenje-ekonomske-saradnje.htm

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.