Kryeministri Isa Mustafa reagon pas akuzave për të shkuarën e tij komuniste: Biografisë time nuk i heq asnjë shkronjë

Postuar në 14 Dhjetor, 2014 04:38

Kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, për herë të parë ka folur për të kaluarën e tij komuniste. Ai ka thënë se nuk i heq asnjë gërmë biografisë së tij dhe se është krenar për punën që ka kryer në rë shkuarën. “Të kaluarën ua lë të merren ata që e kanë bërë profesion të kukasin, të tmerrohen e të lemerisen. Unë nuk do të humbi kohë me ta. Millosheviqin, Rrahman Morinën, Rankoviqin, UDB-ën, socializmin e komunizmin, përgjimet, shantazhet, mikrofonat, kamerat, montimet ua lë atyre që jetojnë ende me ta dhe kanë dëshirë t’i përkujtojnë, sepse i kanë në ADN-në e tyre . E disa, sa u përket veprimeve por edhe krimeve të përfolura nuk janë larg tyre. Vetit nuk ia fshi as edhe një shkronjë nga biografia ime. I qëndroj mbrapa çdo veprimi dhe çdo pune që kam bërë në të gjitha periudhat dhe mburrem me punën time” ka deklaruar Mustafa, sipas gazetës “Express”. Ky reagim i Mustafës vjen një ditë pasi akademiku Rexhep Qosja hodhi akuza të rënda ndaj tij, duke e akuzuar se ka marrë pjesë në diferencimin e shqiptarëve në kohën e Milloshevicit.

Për më shumë: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kryeministri-mustafa-mburrem-me-biografine-time-sia-heqi-asnje-shkronje-66510/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.