A do të arrijë qeveria shqiptare të shesë në 1 vit “AlbPetrolin” dhe aksionet e saj te "ARMO", "INSIG" e "AlbTelekom"?

Gjatë vitit të ardhshëm qeveria ka planifikuar të fillojë privatizimin e të gjitha aksioneve shtetërore në kompanitë ku rezulton të jetë pronare. Një ndër privatizimet e parashikuara dhe që sjell më shumë të ardhura në arkën e shtetit është kompania e naftës “Albpetrol”. “Vizion Plus” raporton se procesi që nis vitin e ardhshëm mund të përmbyllet në vitin 2016 ndërsa aksionet janë përllogaritur se kushtojnë 95 milion euro. Sikurse raporton televizioni, përveç kompanisë së naftës, tre paketa të rëndësishme aksionesh që mund të shiten janë ato që shteti zotëron te rafineria e naftës “Armo”, te “AlbTelekom” dhe te “Insig”. Vlera e aksioneve të këtyre paketave llogaritet të kushtojë në total 55 milion euro.
http://vizionplus.al/privatizimet-ne-vitin-2015/
Për privatizimin e kompanisë së naftës Albpetrol dhe të paketave të aksioneve në AlbTelekom, Insig e Armo ka pasur përpjekje të vazhdueshme edhe nga qeveria e mëparshme. Kjo e fundit, nuk ka arritur t’i realizojë këto privatizime veç e veç përgjatë viteve. Pyetja që lind është: "A do të arrihet shitja e të gjitha aksioneve shtetërore në një vit të vetëm?" Në rast se kjo iniciativë do të rezultojë e suksesshme, atëhere të ardhurat në arkën e shtetit do të jenë të konsiderueshme. Këto të ardhura, sipas buxhetit të vitit 2015, do të shkojnë 50 për qind për uljen e borxhit publik dhe pjesa tjetër do të përdoret, me vendim të Këshillit të Ministrave, për rritjen e investimeve në vend.
Add new comment