Shqipëria dhe “fluturimi i miliardave”, studimi i GIF: Korrupsioni dhe evazioni hëngri 1.3 mld dollarë për një dekadë

Shqiptarët humbën mesatarisht 128 milionë dollarë në vit për dhjetë vjet me rradhë nga krimi, korrupsioni dhe evazioni fiskal. Konkluzioni është i agjencisë së Integritetit Financiar Botëror, (GIF) i cili analizon të dhënat e transfertave valutore dhe tregtare të raportuara nga Fondi Monetar. Agjencia me zyrë në Uashington DC thotë se ky është vlerësimi më konservator i mundshëm dhe paraqet vetëm të dhënat që mund të nxirren nga transfertat e deklaruara si dhe nga gënjeshtrat e kryera përmes mbifaturimeve për mallra, por nuk është në gjendje të vlerësojë transfertat e kryera kesh apo transfertat e kryera përmes mbifaturimeve në shërbime. Të dhënat e disponueshme nga GIF sugjerojnë se gjatë vitit 2012 nga Shqipëria fluturuan në këtë mënyrë së paku 65 milionë dollarë, ndërsa viti me transferta më të larta qe 2008-a kur ikën 305 milionë dollarë. Në vitin 2011, nga Shqipëria fluturuan 265 milionë dollarë. Raporti nuk ka të dhëna për vitin 2009. Nga vendet e Ballkanit, duket se gjatë kësaj periudhe Serbia është humbësja më e madhe e krimit, korrupsionit dhe evazionit fiskal. Nga ky vend kanë fluturuar mbi 45 miliardë dollarë. Edhe Maqedonia, ndonëse një vend i vogël dhe i varfër, ka shënuar largime kapitale të stërmëdha të vlerësuara në mbi 5.2 miliardë dollarë.
a.k
Comments
He se kane Sorosin
<p>He se kane Sorosin shqiptaret. Uncle Sam kujdeset. Me Sorosin ne krie do te cajme cdo bllokade.</p>
Add new comment