A i hap rrugë ndryshimeve të mëtejshme në hartën administrative dhe referendumeve, amendamenti “Tavo”?

Gjykata Kushtetuese me të vërtetë e rrëzoi kërkesën e PD-së për reformën territoriale, por kjo nuk do të thotë se rrugët ligjore për rishikmin e hartës janë përmbyllur. Kështu në rrugë mbeten ende referendumet, të cilat nëse miratohën, nuk vënë në diskutim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi argumentet e PD-së, por nuk përjashton kërkesat për ndryshime të projektit të PS-LSI. Vetëm sot, pra një ditë pasi gjykata mori këtë vendim, Kuvendi miratoi një ndryshim në hartë pas propozimit të deputetit Vangjel Tavo që kërkoi zhvendosjen e qendrës së bashkisë Dropull, nga Sofratika në Jergucat. Deputeti Bashkm Fino, ka deklaruar se kjo mund të krijojë reaksion zinxhir dhe pikërisht në këtë drejtim, vendimi i GjK-së nuk e shteron diskutimin. Pasi harta administrative ka si parakusht të funksionimit konsensusin mes palëve dhe me komunitetin dhe jo vendimet e njëanshme "studime" workshopesh.
s.z
Add new comment