Edhe Lukashenko i Bjellorusisë dyshues ndaj Putinit

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 14:56

Duket se edhe presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, po sheh me dyshim nga fqinji lindor, Rusia e Vladimir Putinit. Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Sigurisë së Bjellorusisë, Lukashenko është shprehur “ka disa rezerva lidhur me politikat e Rusisë”. “Sjellja e vëllait tonë lindor zgjon dyshime”, tha ai, edhe pse ka shtuar se kjo nuk çon në konkluzione politike që mund të sjellin ndryshimin e kursit. “The Moscow Times” shkruan se këto reagime vijnë pak kohë pasi Rusia ndaloi importin e mishit nga Bjellorusia me argumentimin se përmes territorit dhe eksporteve të saj, kaloheshin edhe produkte nga Perëndimi. Ai ka folur për kërcënime eventuale nga NATO, por edhe nga Rusia, për ç’shkak edhe ka nënvizuar nevojën e rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të vendit të tij.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.