Prapë me zgjidhje nga jashtë. Flenckestein sot në Tiranë për rikthimin e opozitës në kuvend.

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 03:06

Politika shqiptarë nuk e ka fituar akoma aftësinë për të gjetur gjuhën e konsensusit dhe marrëveshjeve. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flenckestein do të jetë sot në Tiranë për të negociuar rikthimin e opozitës në kuvend.

Ndërsa Eduard Kukan i qendrës së djathtë do të jetë në Shqipëri më 21 dhe 22 dhjetor. Ata do të zhvillojnë takime me krerë të lartë të politikës shqiptare. Rikthimi i opozitës në Kuvend, sipas tyre është hapi më i rëndësishëm për rikthimin e dialogut me shumicën parlamentare dhe zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Ndërsa për dekriminalizimin e parlamentit, ata pritet t’ kërkojnë deputetëve shqiptarë hartimin e një drafti që më pas do të votohet në Kuvend brenda 6 muajve.

Dy eurodeputetët janë mandatuar nga Parlamenti Europian për të ndihmuar shumicën parlamentare dhe opozitën për të rivendosur dialogun institucional dhe zgjidhjen e ngërçit politik.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.