Ministri turk i ekonomisë: Volumi tregtar Turqi-Shqipëri 300 milion dollarë, synojmë ta çojmë 1 miliard

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 02:27

Ministri turk i ekonomisë: Volumi tregtar Turqi-Shqipëri 300 milion dollarë, synojmë ta çojmë 1 miliard

Ministri turk i ekonomisë Nihat Zeybekçi, në një intervistë për televizionin “News 24” deklaroi se së shpejti do të krijohet një grup teknik mes Turqisë dhe Shqipërisë që do të takohet çdo muaj për të përmirësuar tregtinë dhe investimet në Shqipëri ndërsa si ministra do të takohemi çdo tre muaj. “Sa i përket pyetjes suaj në Shqipëri kemi pothuajse 300 investitorë turq, ose mbi një miliard dollarë investime turke në vendin tuaj. Volumi tregtar është rreth 300 milion dollarë amerikanë mes dy vendeve. Nuk është keq, por duke e krahasuar me kapacitetin që kanë dy vendeve tona, nuk është mjaftueshëm. Sa më shpejt duhet ta çojmë në 500 milion dollarë amerikane. Me synimin qe ta çojmë me vonë në një miliard dollarë amerikane. Nevojitet që ta rrisim volumin tregtar. Nga ana tjetër, Shqipëria për Turqinë zë një vend te rëndësishëm. Sipas ministrit Zeybekçi Shqipëria është partner strategjik i Turqisë. Sipas ministrit Zeybekçi Turqia po i mbështet kompanitë turke që të investojnë në Shqipëri.

 

L.V

 

http://www.balkanweb.com/site/ministri-turk-i-ekonomise-per-news-24-shqiperia-dhe-turqia-plotesojne-njera-tjetren/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.