Ambasadori kroat flet për eksod masiv nga Kosova dhe apelon për vëmendje nga institucionet. Nuk përmendet opsioni i një skenari

Kosova ka kohë që është prekur nga fenomeni i emigracionit masiv dhe këtë fakt e ka vënë në dukje edhe ambasadori kroat në Prishtinë, Zoran Vodopija. Ai ka sugjeruar që Kosova të ndjekë rrugën e Kroacisë në proceset integruese, pra së pari të pranohet në Këshillin e Evropës, pastaj në OSBE, më pas në NATO dhe më në fund në Bashkimin Evropian. “Por të gjitha këto hapa po i ngadalëson eksodi masiv i qytetarëve të Kosovës, i cili duhet ta shqetësojë më tepër klasën politike dhe mediat e vendit”, citon “Express” ambasadorin në fjalë. Dhe eksodi në Kosovë, edhe nga autoritetet, si presidentja e vendit, është parë në optikën sociale dhe ekonomike, çka të paktën i jep dukurisë arsyetimin më të qenësishëm. E vëmë në dukje këtë sepse shenja të eksodit ka edhe nga Shqipëria, edhe pse ka ndonjë që tentativat i quan skema mashtrimi, apo ndonjë tjetër që sugjerin masa ligjore. Për ta thënë thjesht fare: njerëzit ikin dhe duan të ikin, sepse mendojnë se këtu nuk jetohet. Pse vallë ambasadori amerikan mendon se qenka lajm i mirë që vizat na u bënë 3-vjeçare? Edhe njëherë, ndryshimi mes fenomenit në Kosovë dhe në Shqipëri, është se aty trajtohet si problem me rrënjë sociale, kurse në Shqipëri, nuk mungojnë zëra “logjikë” që e shohin si atentat ndaj shtetit dhe arritjeve të Shqipërisë së Rilindur.
s.z
Add new comment