“Zëri i Amerikës”: Ngërçi për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë drejt zgjidhjes

“Zëri i Amerikës” thotë se në Shqipëri, duket se është kapërcyer ngërçi ligjor lidhur me propozimin e presidentit Nishani për emërimin e zotit Gent Sejko në postin e guvernatorit. Këshilli Mbikqyrës i Bankës Qendrore njoftoi se i ka propozuar parlamentit që zoti Sejko të zgjidhet anëtar i këtij Këshilli. Po sipas “Zërit të Amerikës” Këshilli Mbikqyrës ka shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji për të propozuar një anëtar të tij, menjëherë pasi parlamenti miratoi dorëheqjen e zotit Ardian Civici ditën e enjte. Kjo lëvizje, siç saktësohet dhe në deklaratën e Këshillit, është ndërmarrë “me vullnetin për të kontribuar në një zgjidhje të pengesës ligjore të krijuar në lidhje me procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”.
l.v
Add new comment