Putini shndërrohet nga udhëheqës i madh në një - siç thotë Th.L. Friedman - horr paranojak

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 10:49

Deri para pak ditësh, Vladimir Putin, për shkak të arrogancës që s'po gjente një përgjigje "adeguate" prej Obama-s, shihej tek-tuk në SHBA si një udhëheqës i madh që dinte se ç'bënte dhe që dinte të mbronte interesat e vendit të vet. "Putin është udhëheqësi që i duhet një vendi", është shprehur Rudy Giuliani, ish kryetar i bashkisë së New Yorkut. "Putin është ai që mund arinjtë dhe që gjen naftën në tokë, ndërsa ky i yni, Obama, nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të veshë jeans-e femrash, të mendohet një mijë herë para se të vendosë e të mbajë fjalime", ia bënte Sarah Palin. Ndërsa Mike Rogers, kreu i komisionit parlamentar mbi shërbimet sekrete, ka qenë i idesë se Putini është duke luajtur shah, ndërsa Obama është duke luajtur me cingla (në fakt, shprehja e tij është: playing marbles). E kështu me radhë. Afërmendsh, kanë qenë të pakënaqur prej faktit që Obama është mjaftuar me sanksione ekonomike në ballafaqimin me Rusinë e Putinit.

Tani gjërat kanë ndryshuar. Ndryshimi i cmimit të naftës e të gazit në tregun global, sanksionet e imponuara prej perëndimit, e një numër faktorësh të tjerë, kanë bërë që ekonomia ruse të dobësohet. Dhe Putini, që analisti i New York Times-it Thomas L. Friedman e quante dje një "horr paranojak" ( saktësisht: delusional thug), është në vështirësi. Tok me të, janë në vështirësi edhe amerikanët që një copë herë besuan se ai ish një dhuratë e providencës për Rusinë.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.