Kukan në Tiranë, takon Bashën për 50 min, por ende nuk ka një përgjigje

Tashmë i mirënjohuri i publikut shqiptar, europarlamentari sllovak Eduard Kukan, sapo ka mbërritur në Tiranë ka nisur takimet për gjetjen e një zgjidhje që do të kthente opozitën në parlament. Kukan fillimisht është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Pas takimit, që zgjati rreth 50 minuta, Kukan ka thënë se duhet reflektim nga palët. “Erdha të vazhdoj punë e nisur nga kolegu Fleckenstain. Ai shpreson në një marrëveshje të liderve politikë. Duhet reflektuar, se marrëveshja është shumë e nevojshme për vendin dhe integrimin europian”, tha ai për mediat në mbyllje të takimit. Kukan nuk kishte pergjigje kur u pyet
nga gazetarët nëse ka ndonjë dokument konkret mbi këtë marrëveshje politike që pritet të konkretizohet.
a.k
Add new comment