BIRN: Islami radikal në Shqipëri dhe roli i Bashkim Gazidedes në shtrirjen e tij

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 03:41

Rrjeti ballkanik i gazetarisë investigative, Birn, ka publikuar një artikull mbi “Zanafillën e Islamit radikal në Shqipëri” (shih linkun http://www.reporter.al/zanafilla-e-islamit-radikal-ne-shqiperi/), në të cilin Edval Zoto, një oficer i Shërbimit Informativ të Ushtrisë shqiptare, mbron idenë se “lidhjet e ngushta mes Bashkim Gazidedes dhe organizatave islamike që operonin në Shqipëri gjatë asaj kohe, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e ideve të Islamit radikal”. Ai është shprehur se “Gazidede kishte marrëdhënie të ngushta personale me shumicën e organizatave islamike që ushtronin aktivitet në Shqipëri, duke qenë dhe kryetari organizatës së Intelektualëve Islamikë të Shqipërisë, e cila financohej nga fondacione të huaja islamike”.

Ndërsa historiania Britanike, Miranda Vickers, citohet të ketë veçuar në një studim të vetin lidhjen mes varfërisë e shtrirjes së ideve fetare ekstremiste. Dhe në këtë kuadër përmend rolin e shoqatës ‘Taibah International’ në një qytezë të varfër minatorësh si Bulqiza, ku shumë anëtarë të komunitetit bektashi u konvertuan në myslimanë suni. “Ata u jepnin ndihma banorëve dhe çonin me bursa studimi në vendet Arabe fëmijët e tyre,”- shkruante Vickers. Raste të ngjashme me Bulqizën u identifikuan edhe në Përrenjas, Qafë-Thanë e Peshkopi.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.