Rezoluta që rikthen opozitën në parlament, ja drafti me 4 pika. Mund të arrihej edhe pa ndihmën e negociatorëve europianë.

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 17:45

Mazhoranca dhe opozita  duket se kanë rënë dakord për një draft me 4 pika për t’i dhënë fund bojkotit të opozitës, dokument i cili do të votohet si rezolutë në parlament. ABC News raporton se drafti është negociuar nga deputetet Taulant Balla e Genc Pollo me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Kukan e Flenkenstein, ndihma e të cilëve mund të ishte e panevojshme nisur nga pikat e draftit për të cilat është diskutuar dhe është rënë dakord.

 

Ja 4  pikat e draftit:

 

Sipas pikës 1 të këtij drafti, mazhoranca nuk do ta përdorë shumicën e cilësuar prej 84 votash për të anashkaluar opozitën.

Sipas pikës 2 mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që të kontribuojnë në dialogun politik në parlament.

Sipas pikës 3 të këtij drafti opozita dhe shumica duhet të punojnë me ndihën e BE për çështjet e individëve me të dhëna penale.

Sipas pikës 4, pas miratimit në kuvend, përfaqësuesit e PPE dhe S&D do të mbështesin një marrëveshje të tillë.

 

l.m

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Pas plotesimit te kerkeses , qe pas fjales te kryeministrit te flase patjeter nje deputet i opozites dhe kerkeses tjeter, &nbsp;qe votimi me 84 vota te mos perdoret pa lejen e opozites, partite politike ne Shqiperi do te luftojne jo per t&#39;i fituar, por per t&#39;i humbur zgjedhjet, pasi del se qenka me mire te jesh ne opozite.</p><p>Tani mbetet te miratohet marreveshja qe kryeministri duhet te jete patjeter nga opozita. Edhe kete po e mendojne ne PD.</p>

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>Për këto pika po bëhet shumë zhurmë e pa justifikuar; çështja më e diskutuar është votimi me 84 vota i reformave, por nuk më duket se është kaq e thatë - shkruhet &quot;do kërkohet konsensusi i opozitës, kur është e mundur&quot;. Mua më duket më tepër si një lojë për të shpëtuar fytyrën e Bashës, ndërkohë që edhe interesi i Qeverisë është qartësisht tek hyrja e PD në parlament.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.