Takimi me median, kryeredaktori i gazetës “Mapo”: “Kryeministri, pabesisht ua ngeci bukën në fyt të ftuarve”

Pritja që kryeministri i vendit, Edi Rama, realizoi në këtë fundviti me përfaqësues të medias, bëri një paradë të vërtetë titujsh të ngazëllyer. Humori i kryeministrit, natyra e pritjes, inskenimi, arriti të kthente një takim mes dy poleve, në një gati festë. Mirëpo a u kanë pëlqyer të gjithëve “të thartat” që lëshon kryeministri i këtij vendi? Dhe Të Vihet Re, e bën këtë sa herë ka vetëm ai të drejtë të flasë. “Gazetarët as nuk u ngritën të iknin e as nuk kishin të drejtë replike, ndaj ranë një e nga një në grackën e ngritur nga sebepçiu”, shkruan kryeredaktori i gazetës “Mapo”, Arjon Sulo që sjell sot një përshkrim, nëse mund të quajmë kështu, të atij teatri të organizuar nga kryeministri. “Pas fjalimit cinik të Ramës, zor se dikush nga gazetarët në atë darkë do të ketë shijuar diçka nga menyja, që niste me antipastë dhe përfundonte me konjak. E sigurt është që në mes, vera është pirë me shumicë për të kapërdirë talljet dhe ironitë therëse të kryeministrit, i cili në sajë të talentit të njohur si publicist arriti në mënyrë të pabesë t’ua ngecte bukën në fyt të ftuarve”, shkruan Sulo. Ka edhe diçka snobe dhe shumë arrogante që sillet në vëmendje nga Sulo. Dhe kjo është instrumentalizimi për hakmarrje personale që kryeministri i bëri darkës së organizuar nga vetë ai. “Së dyti, fjala ishte e pavlerë për opinionin publik dhe përmbushi vetëm hakmarrjen personale të tij. Rama donte dhe bëri një shoë për përdorim të brendshëm dhe pa asnjë vlerë për teleshikuesit që nuk kanë kuptuar edhe sot asgjë nga gjetjet stilistike të kryeministrit, ngaqë s’mund të jenë në brendësi të historive dhe marrëdhënieve të ngatërruara të medias shqiptare”, shkruan Sulo.
http://www.mapo.al/2014/12/hakmarrja-e-paperfunduar-e-rames-...
s.z
Comments
Sulo qenka ne faze

Sulo qenka ne faze frtustrimi...mbase se nuk e permendi Rama ose mbase se nuk i degjoi thumbet e gazetareve po ne ate foltore para Rames,po nejse ky format ishte i kopjuar nga darka qe shtepia e bardhe ben me gazetaret cdo fundvit,bile batuat jane akoma me "therese" se keto te Rames...gjithesesi qetesohu Sulo qetesohu,relaks,shaka ishin,qesh pak!

O shoku

O shoku Tarras...

pseudonimasi yt, ndjese paste, e kishte zakon te thoshte qe Partia eshte mbi gjithcka, dhe nenkuptonte Veten...

Si guxoni e beni krahasimin me Shtepine e Bardhe, xhanem?!

Ne Shtepine e Bardhe, kritikat e paskajshme i bejne te ftuarit, jo Presidenti.

Presidenti i josh, i ndjell, sic ka zgjedhur te thote M Nano per emisionin e tij.

Edi Rama dihet, cmohet per Refleksionet e Fjales, por tashme ai eshte Kreminister,

ben mire te Flas sa me pak e te Qeveris sa me shume.

Ne Fjalen e Tij, duket sikur i lutet Filip Cakulit t'ja botoj ne revisten Hosteni! Kaq.

Ja ku e ke plasi

Ja ku e ke plasi syte...

https://www.youtube.com/watch?v=n9mzJhvC-8E

Add new comment