Ikin dritat në analizën vjetore të Bashkisë. Lulzim Basha: “Na morën mësysh kur po flisnim për buxhetin me konsensus”

Një incident u shënua gjatë një aktiviteti të Bashkisë së Tiranës. Burime mediatike raportojnë se ndërkohë që kreu i kësaj Bashkie, Lulzim Basha po mbante fjalimin në analizën vjetore, në sallën e Akademisë së Arteve ikën dritat. Kryetari tha me humor se: “Mora veten mësysh kur fola për kalimin e buxhetit të bashkisë me konsensus”, ndërsa më pas nisi kontaktet me telefon për të mësuar për arsyen e këtij black out-i ndërsa nënkryetari Eno Bozdo komunikoi se gjithçka do të rregullohej brenda 10 -15 minutash. Tirana është përfshirë ditët e fundit nga një seri ndërprerjesh të energjisë elektrike.
l.v
http://www.oranews.tv/vendi/ikin-dritat-bashes-i-pritet-fjalimi-ne-mes-mora-veten-mesysh/
Comments
Ky dallkauk,kryetar i
<p>Ky dallkauk,kryetar i bashkise te Tiranes flet arabisht : Na moren mesysh.</p><p>Yxhym,yrrysh per ne Arabi o qenef allaturka.</p>
Add new comment