Legalizimet: Shtyhet deri më 31 janar 2015 afati i vetëdeklarimit të ndërtimeve pa leje

Postuar në 26 Dhjetor, 2014 04:31

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka deklaruar sot se është shtyrë afati i vetëdeklarimit të ndërtimeve pa leje. Në një konferencë për shtyp, Lame shpjegoi arsyet pse u vendos shtyrja e këtij afati, një vendim që mori dhe konsensusin e kryeministrit Edi Rama. Artan Lame tha: “Afati i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje të shtyhet nga 31 dhjetori 2014 në 31 janar 2015. E bëjmë këtë shtyrje për disa arsye: Për t’i dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve që të përfshihen në procesin e legalizimeve; Ditët e fundit u kthyen në atdhe mijëra emigrantë, një pjesë e tyre kanë probleme me legalizimin, përmes shtyrjes së afatit u japim mundësi që qetësisht të bëhen pjesë e këtij procesi.

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/lame-afati-i-vetedeklarimeve-shtyhet-deri-me-31-janar-2015/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.