Rusi, nismë ligjore për ndalimin e fjalëve të huaja. Putin: “Të ndalet latinizimi i gjuhës ruse”

Postuar në 27 Dhjetor, 2014 09:37

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë ditët e fundit një ndërhyrje publike edhe për gjuhën ruse. Ai ka deklaruar në një takim të Këshillit të Shtetit dhe të Këshillit të Artit dhe Kulturës se duhet t’i jepet fund latinizimit të fjalëve ruse. Ndikimi i fjalëve të huaja shikohet si problematik në Rusi dhe Putin madje ka sjellë si ilustrim përdorimin e fjalëve apo shkrimit me alfabet latin në emra institucioneesh apo reklama mjedisesh publike në disa qytete të Rusisë. “Në çfarë vendi jetojmë”, ka pyetur Putin. Mesazhi në fjalë është konsideruar si mbështetje për nismën ligjore që parashikon të ndalojë huazimin e termave në gjuhën ruse. Nisma ligjore ka ardhur nga partia e Vladimir Zhirinovskit, sipas të cilit fjalë të tilla si “dealer”, “trader” apo edhe “manager”, janë të panevojshme.
http://www.themoscowtimes.com/article/513862.html
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.