Thriller në Adriatik, pasagjerët e “Norman Atlantic" në betejë për të mbijetuar

Mesnata ka kapur në det të hapur 287 pasagjerët që ndodhen ende në bordin e anijes Norman Atlantik, e cila u përfshi nga flakët 40 milje në veri të Korfuzit. Trageti u soll nga rrymat detare në afërsi të Durrësit, por autoritetet italiane nuk pranuan rimorkimin drejt brigjeve shqiptare.
Tentativa e parë për të rimorkuiar anijen drejt Brindizit dështoi, për shkak të këputjes së kavove. Në këto kushte komanda italiane që drejton operacionin ka vendosur evakuimin e të gjithë pasagjerëve dhe më pas rimorkimin e anijes ose drejt Italisë, ose drejt brigjeve shqiptare. Anija ndodhet e pozicionuar pak milje larg Durrësit.
Evakuimi I pasagjerëve të mbetur do të bëhet me 4 helikopterë, një Super Puma të forcave greke, një Augusta dhe dy mjete të tjerë fluturues të flotës italiane. Mediat greke shkruajnë se pasagjerët e anijes që është ende në flakë kanë dalë në direkun e saj dhe janë duke kërkuar ndihmë. Autoritetet greke mësohet se u kanë sugjeruar hologëve italianë rimorkimin e anijes në brigjet shqiptare, por këta të fundit refuzuan.
Sipas njoftimit të Ministrisë sonë të Jashtme në këtë anije mësohet se udhëtonin edhe 22 shtetas shqiptarë, 6 prej të cilëve mësohet të jenë evakuuar dhe ndodhen ne bordin e anijes malteze “ABY JEANNETTE”.
Norman Atlantik me 578 pasagjerë në bord ishte nisur nga porti i Patras dhe përmes Igumenicës do t’i drejtohej portit të Ankonës në Itali.
l.m
Comments
qe ne oren 10 te mengjesit
<p>qe ne oren 10 te mengjesit anija Norman Atlantic ishte 8 milje nga kepi gjuzes, pra brenda ujrave territoriale shqiptare, te gjithe tani do ishin evakuar nga trageti nqs mjeti do ishte rimorquar drejt gjiut te vlores, interesat e ngushta dhe paaftesia e autoriteve tona ben qe pronaret e tragetit te nderhynin te kompania italiane e rimorqimit per ta cuar tragetin drejt brindisit, njerezit jane ne kuverten e evakuimit dhe po ngijne nga i ftohti, ne gjirin e vlores jane 2 rimorqatore te fuqishem shqiptare qe do ta kishin realizuar rimorqimin shume shpejt ne kohe e jo duke pritur ardhjen e rimorqatoreve italiane nga brindisi, si gjithmone vuajme nga paftesia!</p>
Add new comment