Qamil Zela kishte tentuar edhe dy herë vetëvrsasjen. Në paraburgim flinin 30 veta në një dhomë.

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 03:05

Vetëvrasja e Qamil Zelës, 52-vjeçarit nga Lushnja, i arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike ishte e paralajmëruar. Edhe dy herë të tjera ai kishte tentuar t’I jepte fund jetës siç pohon për gazetën “Panorama” djali i tij Besmir Zela.

“ Babai ka tentuar edhe dy herë që të vriste veten në burg gjatë këtyre dy muajve që ishte aty. Kishte kaluar në depresion që kur u arrestua dhe këtë e dinin të gjithë  në burg. E mori vesh gjithë Lushnja, jo më punonjësit e Rrogozhinës. Edhe drejtori ishte në dijeni. Ka ndërruar tri dhoma. Në dhomën e dytë që ka qëndruar ka qëndruar me 30 persona në një dhomë dhe flinte në çimento.”

Qamil Zela u arrestua se kishte lidhur me sahatin e shtëpisë, edhe linjat që furnizonin dy bizneset e tij, një sallë lojrash interneti dhe një fast food. Duke qenë se çmimi i energjisë për familjarët dhe bizneset është i ndryshëm ai rezultonte me 35 mijë lekë të vjetra debitor.

Por djali i tij thotë se pas arrestimit të babait kishte kërkuar të pajisej me sahate për dy bisneset, por nga OSHHE e Lushnjës i thanë të priste pasi për momentin nuk kishte sahate.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.