Zgjedhjet e reja lokale do nxjerrin 1785 këshilltarë. Aktualisht marrin paga 6500 të tillë

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 04:02

Me ndarjen e re territoriale, në shkallë vendi do të ketë 1785 këshilltarë të bashkive, njofton Shqip. Në bazë të përllogaritjeve të kryera nga të dhënat e ofruara nga ministria përkatëse, mbi numrin e popullsisë të 61 bashkive të reja dhe të ligjit që përcakton kriteret për numrin e “parlamenteve” lokale, rezulton se numri i anëtarëve nuk do t’i kalojë 1800 vetë. Tirana, me një popullsi prej 757 361 banorësh, do të ketë sipas përcaktimit të qeverisë 65 anëtarë të këshillit. Ky do të jetë dhe numri maksimal që do të ketë kryeqyteti shqiptar dhe i vetmi në shkallë republike. Qeveria ka përcaktuar numrin e këshillave që variojnë me 15, 17, 25, 35, 45, 55 dhe 65 anëtarë. Kjo, në varësi të numrit të popullsisë. Vetëm tri bashki do të kenë 55 anëtarë të këshillit, ato janë Shkodra, Elbasani dhe Durrësi. Ndërsa gjashtë bashkitë Lezhë, Kamzë, Fier, Lushnjë, Korçë dhe Vlorë do jenë me 45 këshilltarë.

 Qeveria aktualisht paguan pagat e 6500 këshilltarëve për komunat e bashkitë. Gjithsej janë 380 njësi të qeverisjes vendore, për të cilat shteti shqiptar, veç pagës së kryetarit paguan dhe anëtarët e këshillave. Shkrirja e bashkive dhe komunave nga ndarja administrative synonte që të ulte numrin e kostove, të cilat qeveria i jepte vetëm pagat e punonjësve apo të këshilltarëve. Sipas studimit të kryer nga ekspertët, “pjesa më e madhe e shpenzimeve të buxhetit vendor janë shpenzime për personel, ndjekur nga shpenzime operative dhe mirëmbajtjeje.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.