Shënim/ Mobiljet e reja të Kryeministrit

Tek e “Diell” në Top Channel një ditë më parë ishte e ftuar Linda Rama. Mes të tjerash në këtë emision ajo ka folur edhe për shtëpinë e re. “Do të kemi një shtëpi të re tonën. Kontributi im ka përshkuar fillin e kreativitetit të Edit. Banesa është një banesë e ngrohtë dhe ndihem mirë, por me materiale të varfra”, ka thënë gruaja e kryeministrit. Mundet që kjo të jetë tërësisht e vërtetë. Por a duhet vënë në dyshim? Pse jo. Duke iu përshtatur termit “të varfra” do të thotë që mobiliet e shtëpisë së re të kryeministrit, që mediat thonë se është projektuar si një kështjellë betoni, do të thotë që ato të jenë blerë te firma “Gabi”. E nëse kryeministri ka arritur në këtë derexhe, vërtet do na vinte keq si shqiptarë, sepse duam apo nuk duam ai është kryeministri ynë, dhe gjithashtu është përfaqësuesi ynë. Nuk besoj se do të kënaqej njeri nga ideja se poltroni ku ulet kryeministri për të ndjekur lajmet nga një monitor “Iliria” bardh e zi, të jetë përdorur nja 20 vjet nga një familje që, nëse nuk e ka hedhur në kazanin e plehrave, e ka shitur për 5 lek. Mbase dhe krevati dopjo mund të mos jetë i përshtatshëm... Por ti lemë të gjitha këto. Kur thuhet që materialet janë të varfra, ato janë të varfra, dhe e marrin gjithë kuptimin e nevojshëm. Askush nuk ka ndër mend të luajë me varfërinë e tjetrit. Perveçse ta ngushëllojë. E ndoshta më e përshtatshme se fjalët pa bukë të thëna poshtë e përpjetë, është marrja e një nisme për të hapur një numër llogarie e për të mbledhur fonde në ndihmë të përmirësimit të cilësisë së materialeve shtëpiake për çiftin Rama. Kjo padyshim do të sillte dhe cilësi më të mirë në qeverisje e vendimmarrje.
v.l
Comments
Te "varfra" nuk do te thote

Te "varfra" nuk do te thote te vjetra ose te perdorura.Ka nje rym qe quhet ne Italisht "Arte Povera" dhe qe percakton pikerisht nje stil mobilimi te vecant me materiale baze druri dhe pa llustrime e rimesime.

cfare lajmi eshte ky? as

cfare lajmi eshte ky? as opinion as lajm seshte.

Pritshmeria e saj, si grua e

Pritshmeria e saj, si grua e kryeministrit, ka qene qe shtepia te ishte mobiluar me teknike shtepiake te fjales se fundit e me sende te shtrenjta, por mobilimi mund te jete i tille qe asaj t'i duket akoma i varfer !

Nje person me i zgjuar se ajo do te kishte perdor fjalen 'te thjeshta' ne vend te fjales 'te varfra'.

Arkitektura e perdorur per

Arkitektura e perdorur per shtepine, vetem e "varfer" nuk eshte, dhe kete e shohin te gjithe. Dhe nuk eshte bere as me rrogen e kryetarit te bashkise, e as me ate te kryeministrit. Me cfare atehere?

Po " i varferi" arkitekt belg
Po " i varferi" arkitekt belg sa ka marre per arkitekturen futuriste te keshtjelles? apo belgu do te shperblehet me ca projekte disa miljoneshe njeheresh? Po firma e ndertimit e te shoqit te Alketa Vejsiut ka marre ndonje lek apo mjafton trajtimi i alketes per klering... Po siperfaqet e tera te vetratave te xhamit special ....te camet apo ne lushnje i keni marre? Kryeministri ka punuar aq sa te realizoje shtepine e vanitetit te tij. Nuk ka pse kompleksohesh moj zonje e ne vend te vesh vetulla, heq dhe syte me mufken e rradhes. Thuaj qe do te hyme ne shtepine e re...dhe po te pyeten sa ka kushtur, sajo nje shifer te pranueshme te na genjesh..dhe aq. Mos u be gazi i botes per te saten here.
"Te varfra " thuhet per

"Te varfra " thuhet per masen,qe ta pergojojne lajmin dhe nxjerrin ne pah "babaxhanllekun" e kryeministrit ,qe eshte"njelloj si te varferit".Absurditet!Por ky popull "i ha" absurdet.

More zoterinj me gjith qe

More zoterinj me gjith qe sjeni te tille, pse prisni qe te shkruajne gazetarucet e oborit apo ata te pertej oborit se do te jene mobilje firmato, italiane apo franceze, prisni kur te mbaroj shtepia se me siguri do kemi fatin e math e te rralle ta shikojme lluksin e nje krye....qe ka bere para sa per 100 vete e per 100 vjet.

Shkoni shikoni dhomen e tij ne kryeministri si e ka bere dhe do te bindeni e mos lexoni komente kot e me kot qe si vlejne njeriu e qe si pergjigjet nejri.

Add new comment