2015. Shfaqje yjesh, kometash dhe një eklipsi diellor. Spektakli fillon në datën e ndërrimit të viteve dhe kulmon në 4 janar

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 14:50

Qielli në vitin 2015 parashikon plot surpriza. Pritet të kalojnë 3 kometa, të dukshme edhe në sy të lirë, një super Hënë e kuqe, një eklips Dielli dhe shi spektakolar yjesh. Astrofizikanti Gianluca Masi, përfaqësues i “Virtual Telescope” dhe kurator shkencor i “Planetario di Roma” bën me dije për agjencinë e lajmeve “Ansa” se seria e spektaklit qiellor do të nisë me kometën C/2014 Q2 Lovejoy, e cila do të shfaqet në qiellin e Europës në natën e ndërrimit të viteve, të mërkurën dhe do të jetë e dukshme edhe për syrin e lirë. Në 7 janar, kometa Lovejoy do të arrijë minimumin e distancës me Tokën, gati 70 milionë kilometra, dhe në mesin e muajit parashikohet maksimumi i shikueshmërisë sepse do të jetë mbi horizont. Sipas astrofizikanit Masi, kometës do t’i bëjë shoqëri shiu i yjeve, që do të arrijë kulmin në 4 janar. Në 24 janar parashikohet të trefishohet eklipsi diellor mbi Jupiterin nga hënat e tij Io, Callisto dhe Evropa. Në 6 shkurt, Jupiteri do të vazhdojë të japë spektakël sepse do të jetë në pozicion të mirë të shikueshmërisë. Në 20 mars do të ketë një elips diellor në Arktik ndërsa në 4 prill Hëna do të jetë protagonistja e qiellit me një eklips të plotë diellor, për fat të keq të padukshëm nga Evropa. Shfaqja qiellor do të vazhdojë kështu deri më 23 dhjetorin e vitit 2015.

 

l.v

 

http://www.ansa.it/scienza/notizie/rubriche/spazioastro/2014/12/30/per-il-2015-un-cielo-spettacolare_2d1ccac6-cbd4-483c-ae01-5129c1eb543c.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.