Aksidenti ku humbi jetën djali i ish-zv/ministrit. Arrestohen drejtuesit dhe dy punonjes të firmave që kryenin punimet në Unazën e Madhe.

Policia e Tiranës ka arrestuar dy administratorë dhe dy specialistë teknikë të firmave private që kryejnë punimet për ndërtimin e unazës së madhe së kryeqytetit, si përgjegjës për aksidentin ku dy netë më parë humbi jetën djali 11-vjeçar i ish-zv/ministrit të Brendshëm, Avenir Peka.
Katër të arrestuarit akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi nga kryerja e veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se në vendngjarje nuk ka pasur sinjalistikë ndërkohë që rruga ishte ende e papërfunduar. Policia thotë se kompania TRISS, nuk i ka realizuar punimet në zbatim të kushteve të përcaktuara në kontratë nga Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Një ditë më parë u vu në pranga edhe 28-vjeçarja Uarda Çota, makina e së cilës goditi dhe nxorri nga rruga automjetin e drejtuar nga bashkëshortja e ish-zv/ministrit të Brendshëm Avenir Peka.
l.m
Add new comment