Vatikan/ Mesazhi i Papa Françeskut në 1 janar 2015: Paqe për njerëzit dhe fëmijët që vuajnë

“Sa njerëz të pafajshëm dhe sa fëmijë vuajnë në botë! Zot, na dhuro paqen tënde!”. Kështu shkruan Papa Françesku në një mesazh në twetter me rastin e Ditës Botërore të Paqes, që festohet nga Kisha çdo 1 janar. “Nuk është e mundur të duash Zotin, por jo Kishën, të dëgjosh Jezu Krishtin, por jo Kishën, t’i përkasësh Zotit, por jashtë Kishës. Misioni i Kishës shprehet me anë të mëmësinë së saj. Kisha është nëna që mbron Jezu Krishtin me dashuri dhe e dhuron për të gjithë me gëzim dhe zemërgjerësi”, deklaroi po në 1 janar 2015 papa Françesku në meshën e celebruar në sheshin ”Shën Pjetri” me kardinalë dhe peshkopë, ku morën pjesë edhe shumë pjesëtarë të Trupit Diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë.
l.v
Add new comment