Pasaportat e reja dhe kartat e identitetit, nga 1 janari nisin tarifat e reja

Nga 1 janar 2015 pasaportat dhe kartat e identitetit do të kushtojnë më shtrenjtë. Rritja e çmimit është parashkruar në kontratën që shteti shqiptar ka firmosur me kompaninë ALEAT. Kuponi për pasaportat që deri në 30 dhjetor 2014 kushtonte 6 mijë lekë, nga sot do të kushtojë 7500 lekë. Çmimi rritet dhe për kartat ID, nga 12 mijë në 1500 lekë. Pasaportat e reja do të kenë aktiv informacionin elektronik, çka do të thotë se nuk do të jetë më i nevojshëm marrja e vërtetimeve shtesë kur qytetari kërkon shërbime.
l.v
Add new comment