Dilemat e diplomacisë greke për 2015. Kathimerini: Ja çfarë parashikohet për Shqipërinë dhe Kosovën

Postuar në 01 Janar, 2015 13:35

2015-ta do të jetë një vit jo i lehtë për politikën e jashtme greke. Instituti Grek për Politikën e Jashtme dhe atë Europiane, në një analizë të çështjeve në sferën e politikës së jashtme rendit disa prej sfidave  me të cilat do të përballet Athina gjatë vitit që vjen, duke lënë të kuptohet se edhe në 2015-ën dilemat për raportet me vendet e  Ballkanit edhe Europën nuk do të mungojnë.  

Analiza parasheh një ndryshim në qëndrimin e Greqisë sa i takon çështjes së Kosovës, duke nënvizuar se Athina do t’i mëshojë forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe politike me Prishtinën, e bashkërenduar kjo me përmirësimin gradual të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Instituti merr në analizë edhe raportet me Shqipërinë, ku thotë se marrëdhëniet nuk pritet të avancojnë, por megjithatë nuk përjashtohen zhvillimet në këtë drejtim.

Edhe për çështjen e Maqedonisë nuk parashikohen zhvillime të rëndëishme, ndërsa për  dy vendet thuhet se do të ruajnë të njëjtat qëndrime.  Pozicion komod ky për të Athinën dhe Shkupin, nisur nga fakti se se në aleancën e NATO-s nuk flitet për anëtarësime të reja në të ardhmen e afërt, ndërkohë që edhe proceset integruese në Bashkimin Evropian përjetojnë një periudhë ngadalësimi.

Përveç çështjeve “të nxehta” të axhendës tradicionale,  që lidhen me marrëdhëniet me fqinjët dhe stabilitetin në rajon, Athina do të duhet të  përballet edhe me kundërthëniet që ka shkaktuar ndërhyrja ruse në Ukrainë si dhe zhvillimet e fundit ndërkombëtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Shtetit Islamik në Irak e Siri, por edhe transformimin e Libisë në një shtet të dështuar.

 

l.m

 

http://www.kathimerini.gr/797803/opinion/epikairothta/politi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.