I shumëprovokuari kryeministër i Serbisë, emëron kryetarë të strukturave ilegale në Kosovë. “Koha Ditore” publikon vendimin

Postuar në 04 Janar, 2015 10:26

“Koha Ditore” publikon sot një dokument që vërteton implikimin e drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar me strukturat paralele në Kosovë. Vendimi, që mban firmën e kryeministrit Aleksandër Vuçç, i cili provokohet shumë lehtë dhe thuajse sa herë përmendet fjala Kosovë. “Në ditën e fundit të vitit 2014 kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka marrë vendim për ndërrimin e disa kryetarëve të komunave ilegale që në vendim quhen “organet e përkohshme në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Kështu, në Shtërpcë kryetari aktual i dalë nga zgjedhjet e Kosovës, Bratislav Nikoliq do ta zëvendësojë në krye të komunës paralele Ivan Redzicin e deritashëm. Vendimi i njëjtë për komunën e njëjtë e zëvendëson Marjan Gjorgjeviqin me Dragan Vlekoviqin dhe Nenad Filipoviqin me Dragan Redzicin si pjesë e udhëheqësisë. Vendimi është shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”, shkruan KD. Natyrisht do ishte luks të provokohej dikush nga serbët për këto gjëra, pasi kjo është e vetmja politika që mund të pritet prej tyre.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.