Pse mbeti pa energji 10 % e popullsisë ditët e fundvitit? Çela thotë se rrjeti nuk përballon ngarkesën

Postuar në 05 Janar, 2015 14:03

Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela ka pranuar se rreth 10 për qind e popullsisë nuk është furnizuar me energji elektrike gjatë ditëve të fundvitit dhe në fillim të janarit.

Në një intervistë për Top Channel ai thotë se  ngarkesa e dyfishtë për shkak të temperaturave të ulëta, por mbi të gjitha moti i keq me rreshje bore dhe ngrica ka dëmtuar një numër të madh shtyllave elektrike, nënstacioneve e fiderave që furnizojnë me energji zonat e thella.

Për të shmangur situata të tilla, Çela thotë se është hartuar një plan emergjence për furnizimin me bazë materiale të zonave më problematike, ndërsa në plan afatmesëm do të investohet në disa zona nevralgjike që regjistrojnë konsumin më të madh si Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Fieri.

“Për sa kohë nuk ndërhyhet në rrjet, gjithmonë do ketë situata të ngjashme. Por janë 70 milionë që do investohen në 2015 dhe efektet që do të japë ky investim do të jenë në 2016 dhe në vazhdim. Por, kjo nuk do të thotë që në 2016 do të zhduket gjithë problematika”- shprehet kreu i OSHEE.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.