PD me ide të qartë për kthimin në kuvend. Islami paralajmëron lumë komisionesh hetimore edhe për dekriminalizimin e administratës

Rikthimi i Partisë Demokratike në kuvend do të përballë mazhorancën me një lumë kërkesash nga opozita për ngritjen e komisioneve hetimore që do të kenë si objekt emërimet e personave me precedentë penalë në administratën publike.
Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami tha në një intervistë për Ora News se në 6 muajt e ardhshëm do të ketë një axhendë të ngjeshur parlamentare që do të bazohet në rezolutën e miratuar nga të dyja palët me qëllim dekriminalizimin e parlamentit.
Përveç një ligji që pritet të hartohet për këtë qëllim në sitën e opozitës do të kalojnë të gjitha emërimet në policinë e shtetit dhe institucionet e tjera publike.
l.m
Comments
Demokrat i flakte ky
<p>Demokrat i flakte ky hahahahahah c'komedi!!</p>
Add new comment