Vlerësimi i Bamir Topit: Dy politikanët(mes kryesorëve)më pak mëkatarë janë Ilir Meta dhe Edi Rama

Bamir Topi, kryetar i Frymës së Re Demokratike, ka qenë i ftuar në emisionin “Oktapod” ku ka folur edhe për politikë, përveçse për aspekte të tjera të jetës së vet. Drejtuesi Turjan Hyska e ka pyetur edhe për mendimin që ka ish-presidenti për mëkatet që mund të kenë politikanë të ndryshëm. Rezulton se për Topin “Ilir Meta ka qenë një politikan i ekuilibruar dhe edhe kur ka bërë ndonjë mëkat të vogël e ka bërë në qeverisjen me të majtën. Më të holluara janë mëkatet e Edi Ramës “që duhet të kujtojë se përveç kontributeve të brezit të ri, ka nevojë për njohjen e kontributeve të brezit të vjetër”. Këto vlerësime në një kohë, kur Berisha është një “autokrat me simptoma diktatori”, ose “Fatos Nano gati një anarshist”. Vlerësimet e Topit do duhen parë edhe në kontesktin e zgjedhjeve që po afrojnë, sa kohë që zgjedhjet lokale pritet të jenë të forta në Tiranë.
s.z
Add new comment