Soros: “Europa nodhet nën sulmin e Rusisë. Nevojitet paketë ndihme prej 50 mld $ për Ukrainën”

Postuar në 08 Janar, 2015 06:21

Europa shndërrohet edhe njëherë në qendër të përplasjeve të mëdha dhe tensioneve ndërkombëtare. Përveç ngjarjeve shumë të rënda si ajo me redaksinë e revistës “Charlie Hebdo”, apo krizës së zgjatur greke, dilemave me euron, kriza ukrainase është ndoshta ajo me pasojat më afatgjata. Kjo edhe sepse pas saj qëndron dilema sesi duhet sjellë me Rusinë. Me gjasë, paqartësia, që mbjell më tej pasiguri, është problem europian, pasi nga ShBA duken më të qartë. Miliarderi amerikan George Soros, shkruante në Neë York Review of Books se komuniteti ndërkombëtar duhet të përgatisë një paketë ndihme prej 50 mld dollarësh për Ukrainën në prag të kolapsit. Dhe kjo me synimin strategjik për të parandaluar organizimin e kaosit mga Rusia. “Europa duhet të zgjohet dhe të shohë se është nën sulm nga Rusia. Të ndihmosh Ukrainën duhet të konsiderohet si në shpenzim mbrojtës nga vendet e BE-së”, shkruan Soros.
http://www.reuters.com/article/2015/01/08/us-ukraine-crisis-...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.