Ligjvënësit para përgjegjësisë për shlyerjen e faturave. OSHEE kërkesë Kuvendit: Na informoni për kontratat e energjisë së deputetëve

Postuar në 09 Janar, 2015 02:01

OSHEE i kërkon Kuvendit të dhëna për faturat e energjisë së 140 deputetëve të legjislativit. Nëpërmjet një shkrese dërguar Kuvendit në muajin dhjetor, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kërkon që bëhen verifikime për kontratat e energjisë së deputetëve. “News24” raporton se sipas burimeve traporton se sipas burimeve të tyre bëhet e ditur se deputetët janë njohur me kërkesën e OSHEE-së, ndërsa pritet që Kuvendi t’i dërgojë së shpejti një shkresë Operatorit të Shpërndarjes për kontratat e energjisë së deputetëve. Shkresa e OSHEE-së i është drejtuar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla dhe drejtorit të kabinetit të Kuvendit, Gezim Veleshnja.

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/oshee-kerkese-kuvendit-per-faturat-e-energjise-se-deputeteve/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.