Silvan Boni, komandantit të anijes ushtarake “Lissus”: “Norman Atlantic”, na thanë se mungonin 40 vetë

Postuar në 09 Janar, 2015 02:21

“Kërkonim trupat e pa jetë në det. Na thanë se kishin humbur 40 persona, por ne nuk e dinim nëse ata ishin në ujë apo ishin karbonizuar nga flakët”. Ky është rrëfimi i komandantit të anijes ushtarake “Lissus”, që mori pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit të personave që ndodheshin në bordin e anijes “Norman Atlantic”, e cila në 28 dhjetor dha alarmin se kishte marrë flakë dhe rrezikohej të mbytej. “Anija jonë ka qëndruar rreth 150-200 metra larg anijes që rrezikonte të mbytej dhe nga kjo distancë kemi marrë kontakt me anijen komandë të operacionit SAR, siç ishte anija italiane San Giorgia”, ka thene mes të tjerash Silvan Boni, kapiteni i rangut të tretë, në një intervistë dhënë gazetares Aurora Koromani për “Gazeta Shqiptare”. Ai rrëfen gjithashtu çastet e udhëtimit në një det të trazuar, çastet e kërkimit të trupave të pajetë që ndodheshin në ujë, si dhe ankthin e ekuipazhit përballë një deti 5-6 ballë.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.